Maqedoni

Paralajmërohen masa shtesë për personat e pavaksinuar

Të gjithë personat e pa vaksinuar do t’i nënshtrohen antigjen testeve të shpejta për të hyrë nëpër markete, ngjarje kulturore apo vende të tjera publike nga muaji shtator. Kjo parashihet të jetë njëra nga masat restriktive të cilat i paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipce kundër përhapjes së virusit. Ai tha se ende nuk është vendosur në mënyrë të prerë për masat, por se do të vendoset në momentin kur do shihet se rreziku i përhapjes së virusit nga personat e pa vaksinuar është i lartë.

Shqyrtohet nëse duhet të ndërmerret ndonjë restrikcion për qytetarët të cilët nuk janë të vaksinuar. Përse t’i rrezikojnë të gjithë qytetarët, personat të cilët kanë mundësi të vaksinohen por nuk vaksinohen për arsye të ndryshme. Disa vende vendosin teste të shpejta për hyrje në markete apo në ngjarje kulturore. Mendojmë në këtë drejtim, ende vendim nuk kemi marrë por nëse vlerësojmë se rreziku i të pa vaksinuarve, ndaj qytetarëve tjerë-përfshirë dhe ata të vaksinuar është mjaft e madhe do të vendosim masa restriktive”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Vetëm 0,02 % e personave të rivaksinuar, janë infektuar me Kovid. Autoritetet thonë se kjo shifër është dëshmi e fortë e cila tregon për rolin e vaksinës.

“92 persona nga gjithsej 330.320 të vaksinuar me dy doza, janë infektuar nga Kovid, që do të thotë se përqindja e personave të vaksinuar me dy doza, e që janë infektuar është me të vërtetë i vogël, diku 0,02% që është edhe një dëshmi që tregon se sa e dobishme është vaksina”, deklaroi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 39 raste të reja nga 3839 teste. Shkupi dhe Tetova janë qytetet me më së shumti raste. Nuk ka viktima të regjistruara ndërsa numri i rasteve aktive në gjithë territorin e vendit është 326.