BallinaMaqedoni

Panik në Maqedoni: Një 20 vjeçar(e) rezulton me HIV/AIDS, 5 raste janë regjistruar vetëm në muajin shtator!?

Enterokoliti dhe lia e dhenve ishin dy sëmundjet më të zakonshme infektive të regjistruara në muajin shtator, sipas të dhënave të publikuara në Institutin për Shëndet Publik (ISHP).

ISHP njofton se gjatë muajit shtator janë pranuar raporte për gjithsej 796 të sëmurë nga sëmundjet akute infektive – pa Covid-19, grip, tuberkuloz, AIDS, AFP dhe bartës kronik të hepatitit B dhe C dhe HIV në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me një incidencë totale 43.3 për 100 000 banorë.

“Numri i përgjithshëm i personave të regjistruar në muajin shtator është 17,2 për qind më i ulët krahasuar me muajin paraardhës gusht 2024. Në raport me muajin shtator 2023, është shënuar një rënie e personave të regjistruar nga sëmundjet akute infektive për 9,9 për qind, ndërsa në raport me mesataren aritmetike për dhjetëvjeçarin është shënuar një rënie prej 50,0 për qind!, thuhet në raport.

Në grupin e infeksioneve seksuale dhe të transmetueshme nga gjaku pa HIV/AIDS, janë regjistruar 13 të sëmurë – 11 raste me hepatit B viral, nga një rast me infeksion sifilizi dhe klamidia.

Tre raste të konfirmuara me HIV dhe dy të SIDA-s u raportuan në shtator, persona të grupmoshës 20 deri në 49 vjeç. Nuk precizohet gjinia e tyre, transmeton Lideri.mk.

Në numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara me sëmundje të parandalueshme me vaksinë, 84,4 për qind kanë qenë kollë e keqe, sqarojnë nga ISHP, si pasojë e epidemisë aktuale në territorin e qytetit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë muajit shtator janë raportuar gjithsej 288 raste me Covid-19. Gjatë muajit janë regjistruar pesë persona të vdekur të lidhur me Covid-19, të gjithë nga grupmosha mbi 60 vjeç.