Kolumna

Pamjet e viteve 70-ta dhe 80-ta që po përsëriten edhe sot

Shkrim nga Valon Idrizi

Kjo pamje ka qenë edhe viteve 70′ dhe 80′ kur të parët tanë (mosha e personit në foto) kanë migruar nga represioni politik dhe për një një mirëqenie më të mirë.

Gjenerata e personit në foto migruan sepse këtu kanë pasur shumë gjëra për të bërë, kjo gjeneratë bëri ndryshimin e madhë nga shtëpitë me baltë e gurëz në shtëpitë me beton. Nga shtëpitë që nuk kishin asnjë kusht elemtar në shtëpi me standarte Evropiane.

Migruan sepse janë përkujdesur edhe për 20 antar të tjerë që i kanë lënë në vendlindje. Migruan sepse janë përkujdesur që të ndërtojnë diçka për vete, fëmijët dhe nipat e mbesat e tyre.

Migruan që këtu të krijojnë një të ardhme më të mirë dhe ti mbajnë në vendlindje pasardhësit e tyre, e jo ti përcjellin si personi në foto.

Ata migruan për të mos migruar fëmijët dhe nipat e tyre, por fatkeqësia është tani që ata janë në penzion, kthehen që ta shijojnë vendlindjen e tyre por ende duhet ti përcjellin pasardhësit për andej nga vet kanë ardhur.

Ndryshimi i viteve 70′ e 80′ është se vetëm ndrohen gjeneratat që migrojnë.

Ju të dashur politikanë vazhdoni me këtë politikbërje derisa të ngelni vetëm ju këtu, e nuk do ketë edhe kush të ju votoj.