Rajon - Botë

Pamje apokaliptike në qytetin historik të Austrisë (VIDEO)

Ndryshimi i fundit 23:43 18 Korrik, 2021
Ndërsa Evropa Perëndimore pastron rrugët dhe shtëpitë pas përmbytjeve katastrofike, përrenjtë kanë shkatërruar qytete në Austri, prej të cilave qyteti historik i Hallein në provincën e Salzburgut duket se ka kaluar më të keqen, shkruan Kronen Zeitung.

Rrugët u kthyen në një lumë të rrëmbyeshëm që bartte njerëz, vetura dhe pemë. Zjarrfikësit dhe vullnetarët shpejt shkuan në vendin e ngjarjes.

Një grua e shikoi gjithë ngjarjen me lot në sy, ndërsa një tjetër vendase bëri thirrje për optimizëm.

Thasët me rërë janë bërë pirg në Hallein dhe hyrjet e objekteve janë bllokuar me dru.

“Kush e di nëse do të ketë ndonjë përmbytje tjetër”, tha një burrë duke grumbulluar çanta me dhe para hyrjes.

Banorët e Hallein shpresojnë që shiu të ndalet.

 

Banorët e Hallein shpresojnë që shiu të ndalet.