Maqedoni

Pak ditë pas zgjedhjeve, Ali Ahmeti publikon marrëveshjen me koalicionin VLEN

Ai ka deklaruar se : është arritur një fitore e madhe e Frontit Evropian, jo vetëm në zgjedhjet presidenciale por edhe ato parlamentare.

“Të nderuar organe më të larta të parisë, këshilltarë, deputetë të kaluar e të ardhshëm, funksionarë të lartë, dua të ju lajmëroj në emër të të gjithë liderëve të frontit për fitoren e madhe, si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare. E tërë fushata e përshkuar nga një unitet i fortë, nga ne bartësit, e përcjellë me sukses nga një Front i cili me sukses e ka kryer punën për ardhmërinë e brezave dhe gjeneratave. E tërë fushata është përshkruar nga mesazhe sa demokratike aq dhe njerëzore. Më shumë paqe, stabilitet, për të gjithë vendin, marrëdhënie sa më të mira ndëretnike, me porosi sa më të forta se vendi jonë vendin e ka në BE. Nostalgjitë, inatet apo dallimet që mund kohërat edhe ti shënojnë në politikë nuk zen vend, në politikë duhet pasur racionalitet për drejtësi të shtetit dhe procesit. Këto zhvillime politike ne i kemi përcjellë para procesit, para vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, me konsullta dhe mendime nga të gjitha palët, dhe në veçanti me konsullta në kuadër të drejtuesve të Frontit. Duke marrë parasysh zhvillimet dhe divergjencat brenda politikave drejtuese, të subjekteve ne pamë si obligim dhe detyrim të nënshkruajmë një dokument të përbashkët që sot për herë të parë publikohet për opinionin. Dhe pjesa dërrmuese e atyre që kanë drejtuar procesin janë në dijeni të plotë”, tha Ahmeti.

Gjatë fjalimit të tij, Ahmeti theksoi rëndësinë e racionalitetit në politikë dhe nevojën për të lënë mënjanë emocionet për të ndërtuar struktura të qëndrueshme shtetërore.

Ai gjithashtu prezantoi një deklaratë të përbashkët politike, e cila u nënshkrua nga liderë të ndryshëm politikë, duke përfshirë Arben Taravarin, Afrim Gashin, Bilall Kasmin dhe Izet Mexhitin. Dokumenti i nënshkruar më 13 janar nga të gjithë liderët e përmendur, përfshirë Ahmetin, shpreh një angazhim të fortë për bashkëpunim dhe qeverisje vetëm me ato parti politike që mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.

“Përpara këtij përfaqësimi serioz për përparim dhe forcim të proceseve do të doja që ta lexoj përpara jush.