Pajisja me dokumenta identifikimi, Bojmacaliev: Vonohet dhënia e dokumentave
Mbi 100.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut, që kanë aplikuar në muajin shkurt për dokumentetet e identifikimit, akoma nuk janë pajisur me ta. Edhe pse qytetarët kanë paguar dhe janë fotografur për pasaportat dhe letërnjoftime, shërbimet administrative janë të ngadalshme. ZV/ministri i punëve të brendëshme, thotë se; “Shpreson që deri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe para zgjedhjeve parlamentare, ky problem do të tejkalohet”.
“Sipas njohurive të fundit që kemi dhe numrave që kërkova, mbi 100.000 shtetas nuk i kanë marrë pasaportat e tyre mbrenda afatit ligjor. Vetëm dua t’ju kujtoj se para Qeverisë Teknike, gjithë qytetarët dokumentet e tyre personale i merrnin në afat prej 15 ditësh, por fatmirësisht Qeverina Teknike përfundon së shpejti, do t’i kthejmë shërbimet administrative në drejtimin e duhur, qytetarët do të fotografohen, shërbehen dhe për 15 ditë do t’i kenë në duar dokumentet personale. Këtë e kam thënë qysh ditën e parë të gjetjes së mirëkuptimit, që jo vetëm t’i fotografojmë qytetarët, t’ua marrim të hollat dhe mos t’ua japim dokumentet. Qytetarët presin gati dy muaj e gjysëm dokumentet e caktuara, të cilat i kanë paguar dhe janë fotografuar. Në shërbimet administrative kjo është situata demokratike.”, tha zv/ministri i punësve të brendëshme Mitko Bojmacaliev.
Siguria në zgjedhje, Bojmacaliev: Janë marrë të gjitha masat
MPB, po bën përgatitje edhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në ditën e zgjedhjeve, duke vendosur njësite policore nëpër qendrat e votimit. Në varsi të nevojës, ekipet do të qëndrojnë të gatshme në teren.
“Ndërsa në lidhje me Byron e Sigurisë Publike, kemi selinë që funksionon. Selinë e udhëheq drejtori Sasho Tasevski, janë ndërmarrë të gjitha masat operative, po mblidhen të dhënat nga tereni, këmbejmë me shërbimet dhe në ditën e zgjedhjeve do të ndërmerret gjithçka me qëllim që të kemi zgjedhje të lira, fer dhe në vende të caktuara ku do të vlersohet se do të ketë nevojë për forca shtesë të sigurisë policore, pra, nëse duhet të ketë operacione special policore, këtë do ta bëjmë, prandaj këtë periudhë i mlodhëm të gjitha informacionet e nevojshme që ta dimë ditën e zgjedhjeve se si të pozicionohemi në qendrat e votimit.”, tha Bojmacaliev.
Nga MBP-ja, thonë se edhe në ditën e zgjedhjeve më 24 prill dhe më pas më 9 maj, do të punojnë të gjitha zyrat për dhënien e dokumenteve personale në MPB, që qytetarët të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës./TVM2