Paga mesatare për muajin shkurt është 33.720 denarë
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit shkurt 2023 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2022, është 113.0.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat, para së gjithash, i rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtari (21.3%), Informim dhe komunikimi (18.5%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (16.5%).
Ulje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Transporti dhe magazinimi (9.7%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (9.2%) dhe Veprimtaritë e patundshmërisë (6.1%).
Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shkurt 2023, është 33.720 denarë.