Maqedoni

Paditë për cilësinë e ajrit, Osmani: Paditë ndaj shtetit vështirë argumentohen

Edhe pse ekziston mundësia që qytetarët të mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit në Gjykatën Administrative, në praktikë një gjë e tillë vështirë argumentohet, duke pasur parasysh se jo në çdo vendbanim ka matës për cilësinë e ajrit dhe kjo i pamundëson qytetarit të fitojë rastin.

Kështu vlerëson profesori dhe ambientalisti, Afrim Osmani, sipas të cilit ne e kemi tërë rregullativën e nevojshme ligjore për mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit jetësor, kemi institucionet kompetente relevante, por problemet fatkeqësisht na ndjekin dhe mbesin pa u ndryshuar.

“Ky mekanizëm është i lidhur edhe me mekanizma të tjerë se si qytetarëte rëndomtë do të mund ta dëshmojnë se ajri në komunën e tij është i ndotur. Ky vendim shkon me atë që në çdo komunë të instalohet stacione për matjen e ndotjes së ajrit ,e dyta ti ndjekim shembujt e mirë në këtë drejtim, në Bullgarinë fqinje nga viti 2018 u ikorporua në legjislacionin e tyre përgjegjësia edhe për kryetarët e komunave ku vëreheshin nivele të larta të ndotjes së mjedisit jetësor. Një gjë të tillë ta ndjekim, ti instalojmë stacionet e duhura për matjen e ndotjes së ajrit, e më pas kjo e drejtë mund të jetësohet në praktikë.” – deklaroi ambientalisti, Afrim Osmani.

Praktika e deritanishme e padive në Gjykatën Penale ndaj ndotësve të ajrit, dëshmon se ato kanë përfunduar në labirintet gjyqësore, me vërejtje apo me gjoba të vogla.

“Nga një hulumtim që pata kohëve të fundit në periudhën 4-5 vjeçare nga 2019 e deri në fund të viti 2023 në Gjykatën Penale të Shkupit edhe pse ka pasur më tepër raste të inicuara në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dënime me burgim “zero”, me gjobë një numër shumë jo i konsiderueshëm dhe më tepër kryesisht kanë përfunduar me vërejtje gjyqësore apo ndonjë sanksionim të lehtë të. Në këtë vijë na mungojnë edhe sanksioni i veprave që përmes së cilave shkelet një nga liritë dhe të drejtat e njeriut.” – u shpreh Osmani.

“Eko Guerila”: Shpresojmë, por kemi përvojë të keqe me paditë

Nga Lëvizja eklogjike “Eko Guerila” theksojnë se edhe përkundër përvojës së keqë që kanë pasur me paditë për ndotësit e ajrit në Tetovë dhe mosbesimin ndaj pushtetit gjyqësor, vendimin e Gjykatës Supreme ku qytetarët do të mundet të padisin shtetin për cilësinë e ajrit e shohin si një shpresë për mbrojtjen e qytetarëve.

“Tani presim të shohim se si do të proceduohen këto lëndë në Gjykatën Administrative, kush do të jetë i parë që do të marrë hapin kryesorë që të bëjë një kallzim penal dhe të shohim si do të jenë rezultatet. Zakonisht pritshmërit janë minimale nga ky sistem gjyqësor i cili është skajshmërisht i korruptuar dhe besueshmëria e qytetarëve është në minimum. Ja të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen. Ne si Organizatë kemi konsultuar edhe jurist që do të na ndihmojnë në detaje se si do të procedohen këto kallzime penale me çka do të mund ti informojmë edhe qytetarët që duan të bëjnë kallzime penale si individë.” – tha Ngadhnjim Mehmeti nga “Eko Guerila”.

Edhe pse për çdo stinë të dimirit na ndjekin problemet e njejta dhe ballafaqimi me ajrin e ndotur, institucionet kompetente nuk reagojnë edhe pse masat dhe rregullativat ligjore ekzistonjë. Edhe pse reagimet janë të njëpasnjëshme fatkeqësisht nuk ka asnjë ndryshim, shton Osmani. (Flroje Kamberi, TVM2)