October 1, 2024
BallinaMaqedoni

Padi penale për 12 policë, shumica nga Kumanova nuk kanë paguar taksën rrugore në Rramanli

Foto Arkiv

MPB njofton se ka paraqitur kallëzim penal kundër 18 zyrtarëve (12 – dymbëdhjetë janë policë pjesëtarë të Njësisë mobile për siguri në komunikacionin rrugor, ndërsa gjashtë të tjerët janë të punësuar si zyrtarë në vendkalimin e pagesës Rramanli në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore) për shkak të ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për vepër penale të kryer “keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare” nga neni 353 i Kodit Penal.

Portali Lideri.mk mëson se shumica e policëve dhe zyrtarëve të dyshuar janë nga Kumanova.

“Pas marrjes së masave, është konstatuar se gjashtë zyrtarët nga vendkalimi i pagesës së Rramanli, me listë të përgatitur paraprakisht të targave të automjeteve private, kanë lejuar 959 herë të kalojnë pa pagesë 12 punonjës policie në periudhën nga 01.01.2024 deri më 15 gusht 2024. gjegjësisht e kanë shfrytëzuar pozitën zyrtare si policë dhe kanë përfituar përfitime materiale duke mos paguar biletë për kalimin e autostradës Rramanli në autostradën Kumanovë – Miladinovc dhe anasjelltas me veturat e tyre private. Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, në përputhje me kompetencat e tij, kundër punonjësve të policisë do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në datën përfundimin e procedurës disiplinore”, njoftoi MPB./Lideri