Maqedoni

Padi ndaj të punësuarës në policinë e Kumanovës

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente në Kumanovë kundër M.P., zyrtare për çështje administrative në Sektorin për çështje administrative Kumanovë në Departamentin për punë civile në MPB. Ajo akuzohet për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në profesion”.

E pandehura paraqituri me datë 10.05.2024 në ora 14.26 në sportelin e MPB-së për kontroll teknik në Kumanovë, pa respektuar procedurën për vazhdimin e regjistrimit të automjetit, ka vazhduar regjistrimin dhe ka lëshuar leje qarkullimi për një automjet, i cili të njëjtën ditë në ora 13.00 është ndaluar nga punonjësit e policisë nga ana e Policisë së Qarkullimit në Kumanovë dhe është sekuestruar me çertifikatë të vlefshme të lejes së qarkullimit deri më datë 28.12.2022.

E pandehura e ka vazhduar vlefshmërinë e lejes së qarkullimit dhe ka ndërruar targat e mjetit motorik, përkundër faktit se mjeti nuk kishte kaluar kontrollet e duhura në stacionin e kontrollit teknik, për shkak se më parë ishte konfiskuar nga punonjësit e Policisë Rrugore Kumanovë, duke i mundësuar një personi nga Kumanova që të merrte leje në kundërshtim me rregullat e lejuara për qarkullim për automjetin rezultatin e mëtutjeshëm të procedurës për kundërvajtje pranë organit kompetent pas kërkesës për fillimin e procedurës për kundërvajtje për kundërvajtje në komunikacion të kryer për shkak të drejtimit të mjetit me leje të qarkullimit të skaduar, transmeton portali Lideri.mk.

E pandehura ka vepruar nga pakujdesia edhe në regjistrimin e veprimeve të sipërpërmendura duke mbajtur në mënyrë të parregullt evidencat dhe dokumentet zyrtare, gjë që ka rezultuar me zhdukjen e dosjes zyrtare për vazhdimin dhe ndryshimin e lejes së qarkullimit për automjetin në fjalë. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ndaj M.P. ka paraqitur propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rregullave dhe disiplinës së punës dhe ka shqiptuar masë mandatore për largim nga puna – pezullim deri në përfundimin e procedurës disiplinore./Lideri.mk