Maqedoni

Osmani: Të pabaza kritikat e koalicionit “VLEN” për rastin “Pacienti”

Kandidati për president nga “Fronti Evropian”, Bujar Osmani, akuzat e koalicionit “VLEN”, sa i përket rastit të PSP-së, “Pacienti”, i vlerëson si jokreative dhe pa ide nga frika për humbjen e madhe në zgjedhjet që pasojnë. Osmani theksoi se këtë rast e ka mbyllur vet Prokuroria në fazën hetimore për shkak se ka konstatuar se nuk ka bazë për të vepruar.

“Ai rast është vetëm një hetim që është ngritur nga një prokurore që tashmë është në burg dhe në Listën e zezë amerikane. Të ngrisni rast për të cilin as nuk është ngritur akuzë, vërtet tregon sa pa ide dhe të dëshpëruar janë nga pamundësia për të akuzuar kundërkandidatin. Ajo çfarë duhet të diskutohet është vendimi i gjykatës për të konstatuar se kundërkandidati ynë ka dashur në mënyrë joligjore të uzurpojë partinë e vet politike. Fakti që gjykata me vendim ka konstatuar se ka pasur tendencë joligjore, mendoj që është çështje që duhet të diskutohet për legjitimitetin e kandidaturës për zgjedhje.”, – deklaroi kandidati për president “Fronti Evropian”, Bujar Osmani.

Osmani edhe më tej kërkon dhe pret përgjigje për debat nga kundërkandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, për siç tha, për të sqaruar se kush është për izolimin dhe kush për integrimin e vendit. Sa i përket iniciativës për Ballkan të Hapur, Osmani tha se në mbledhje të mbyllur të Qeverisë do të prezantojë të gjitha faktet, sa i përket kësaj iniciative, ndërsa është Qeveria ajo që do të vendosë nëse do të dalë apo jo nga “Open Ballkan”.

Në bashkëpunim me Lidhjen Demokratike Boshnjake kandidati për presidnet i Frontit Evropian Bujar Osmani, ka marr pjesë në debatin për shpalljen e 11 korrikut si ditë ndërkombëtare për shpënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Kjo ditë është zgjedur pasi pikërisht sot prezantohet rezoluta në asamblenë parlamentare të OKB-së.

Maqendonia e ka bashkë sponzoruar këtë rezultutë tha Osmani edhe pse ka vlerësime se kjo mund të ndikoj në mardhëniet me Serbinë. Por ai tha se është obligim universal njerëzor që të dënohet çfarëdo forme e gjenocidit, pa amrr parasyhsë se kush janë kryerësit.

Tanimë ka vendim të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë i cili krimet në srebrenicë i ka shpallur për gjenocid, prandaj ato vendime as që mund të komentohen apo të interpretohen. Maqedonai e Veriut në vitin 2010 ja miratuar deklaratë me të cilën mbështetet rezoluta evropiane për shpalljen e gjenocidit në Srebrenicë. Osmani tha se nuk ka asnjë dilemë se qytetarët e Maqedonisë e dënojnë vrasjen brenda një dite të mbi 8 mijë civilëve.