Rajon - Botë

Osmani takon Ramën: Bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane

Pas takimit me kreun e shtetit, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Nga pamjet e shpërndara nga Presidentja Osmani, vizita ka qënë disa minuta me kreun e qeverisë në zyrë, ku dhe i ka dhuruar një libër.

Mësohet se më pas, nën shoqërinë e delegacioneve, në këmbë, janë drejtuar nga vila nr.30, në Bllok.

Nuk dihet se cilat kanë qenë temat e bisedimeve, por vetë Vjosa Osmani ka theksuar se pavarësisht qasjeve të ndryshme, Shqipëria dhe Kosova kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar Osmani në platformën X.