Osmani pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i ri i Qipros, Theophylactou
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga ana e Sh.T. z. Demetrios Theophylactou, Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Qipros në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorit të sapoemëruar, Osmani i shprehu sukses në kryerjen e funksionit përgjegjës diplomatik dhe shprehi pritjen se do të jep kontribut për zhvillim më dinamik të raporteve mes dy vendeve, për çka ai shprehu mbështetjen e plotë, ndihmë dhe bashkëpunim.
Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime rreth temave aktuale, me theks në integrimin evropian dhe perspektivën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast Osmani e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe vendimtare të Republikës së Qipros në procesin tonë eurointegrues. Njëherazi, siguroi se Qiproja do të vazhdojë me të njëjtin angazhim për të avokuar për integrimin tonë në Union.
Në takim u theksuar se ekziston vullnet i fortë dhe fuqishëm i shprehur për ndërtimin e raporteve miqësore dhe të përzemërta për bashkëpunim në të gjitha fushar e interesit të ndërsjellë. Fokusi do të vendoset në bashkëpunimin ekonomik dhe turizëm. Përmes organizimit të biznes forumeve nëpërmjet të cilave do të përforcohet ky bashkëpunim mes biznes komunitetit.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për gjendjet aktuale në të dyja vendet, ngjarjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, duke iu referuar posaçërisht ballafaqimit me pandeminë dhe sfidat që i shkaktoi ajo, veçanërisht në plan ekonomik.