Maqedoni

Osmani: Oferta jonë është bindëse, ja pse

Kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani në tubimin e mbrëmshëm në Gostivar ka kujtuar udhëtimin politik të komuniteteve që nga pavarësia e vendit. “Është jetike të mos harrojmë udhëtimin që na ka sjell deri këtu. Populli jonë dhe popujt tjerë janë përballur me sfida që jo një herë na kanë vënë në sprovë qëndrueshmërinë tonë, unitetin tonë, por edhe përkushtimin tonë për vlerat që i konsiderojmë shumë të shtrenjta”, theksoi Osmani.

“Por çdo sprovë na ka nxjerr edhe më të fortë, na ka nxjerr edhe më të bashkuar dhe më të vendosur në vizionin për një të ardhme më të ndritshme, dhe vizioni jonë është shumë i qartë. Shtet i cili përqafon barazinë dhe drejtësinë, shtet i cili përqafon diversitetin, shtet i cili nxit bashkëjetesën etnike dhe sociale dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Shtet i integruar në BE duke përfiktuar nga stabiliteti, begatia dhe mirëqenia që sjell anëtarësimi në BE”, deklaroi Osmani.

Sipas Osmanit, oferta e BDI është bindëse për shkak se çdo projekt, çdo premtim i madh që ka ndryshuar konceptin e këtij shteti, mban vulën e BDI.

“Kur premtuam NATO-n, sot shënuam 4 vjetorin e anëtarësimit në NATO, premtuam kryeministrin e parë, sot afër jush, ballëlartë është Talat Xhaferi. Andaj, nuk ka asnjë dyshim të vogël, se ne bashkë do e bëjmë edhe Presidentin e parë shqiptar”, përfundoi Osmani.