Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, krahas fjalimit në sesionin e nesërm, sonte Osmani do të marrë pjesë në darkën e punës me temë “Qëndrueshmëria e projektit europian në kohën e kërcënimeve të shumta” e organizuar nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq dhe presidentja e Komitetit të Ministrave të Lihtenshtajnit, Domenik Hasller.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, në margjinat e sesionit të Këshillit të Evropës, Osmani do të realizojë edhe takime të shumta me kolegët e tij nga vende të ndryshme, thuhet në kumtesën e Ministrisë.