Osmani në Ditën e Çlirimit: Populli i Kosovës u është mirënjohës miqve që lirinë e bënë realitet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur 12 qershorin ditë më të rëndësishëm për kombin tonë, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se që nga mëngjesi kanë nderuar të gjithë ata që kontribuuan që liria të bëhet realitet, duke filluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, ish-veprimtari Adem Demaçi, familja Jashari e ushtarët e NATO-s.
Osmani tha se Kosova dhe populli i sa i janë mirënjohës miqve që lirinë e demokracinë e bënë realitet dhe sot po e gëzojnë edhe qytetarët.
“Sot shënojmë një prej ditëve më të rëndësishme për kombin tonë, një prej ditëve ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një luftë që rezultoi me një gjenocid ndaj një populli të pafajshëm. Në mëngjes ne nderuam vizionarët e shtetit tonë, nderuam ata që i vënë themelet e shtetit, këtu nderuam ata që i dhanë vulën shtetit tonë. Jemi mirënjohës përherë dhe përsërisim për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, mirënjohjen e përjetshëm për miqtë që lirinë, demokracinë ta kemi realitet dhe ta gëzojnë të gjithë qytetarët”, tha Osmani.