Maqedoni

Osmani: Kjo është Qeveria e BDI-së

Ministri i Punëve të Jashtme, radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ka përjashtuar çdo mundësi që të ketë përplasje brenda koalicionit qeveritar e cila mund të rezultojë me daljen nga Qeveria të BDI-së.

“E para, BDI-ja nuk mund të lëshojë Qeverinë e vetë. Kjo është qeveria e BDI-së. Mendoj se fillimisht kjo matricë se BDI-ja ka hyrë, është e gabuar. Kjo Qeveri është e BDI-së, nuk mund të dalim nga qeveria vetanake. Flasim me partnerët tanë për mundësinë e bashkëpunimit në këto zgjedhje lokale. Kemi pasur përvojë të mirë në zgjedhjet lokale të kaluara dhe kjo jep besim te të dy palët se kjo është mirë për qytetarët, për partitë politike dhe për shtetin”, tha Osmani, transmeton TV21.

Osmani ka folur edhe për zgjedhjet lokalel. Sipas BDI-së, siç tha ai, nuk është problem data, pasi siç vlerësoi partia nga ku vjen ai, nuk ka dilemë në suksesin e zgjedhjeve lokale./TV21