Osmani: Ka progres në bisedimet me Bullgarinë
“Maqedonia e Veriut nuk i ka ngrirë asnjëherë bisedimet me palën bullgare, janë zhvilluar tre cikle bisedimesh të cilat nuk janë bërë publike pasi janë në nivel ekspertësh”.
Këtë e deklaroi ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, në një intervistë ekskluzive për televizionin Klan Maqedoni.
Ai theksoi se në takimin e fundit ka pasur një progres I cili ka dhënë shpresa për të dyja palët se zgjidhja mund të jetë shumë afër.
“Kemi pas në ndërkohë 3 cikle bisedimesh, ndërmjet dy ministrive, të cilat nuk janë publike për shkak se janë në nivel ekspertësh, por kanë qenë si rrjedhojë e një takimi me ministrin e jashtëm bullgar në Kiev”.
“Në takimin e fundit, të tretin, ka pasur një progress, një progres i cili dha shpresa te të dyja palët se zgjidhjen mund ta kemi shumë afër”, tha Osmani.