Lajmet e reja

Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek shqetësimet në Maqedoninë e Veriut për të drejtat e shqiptarëve. Osmani tha se çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga të gjithë shqiptarët.

“Ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit, dhe dua t’i sigurojë të gjithë, që do të bëjmë çmos, që mos të bëhet asnjë hap prapa, por vetëm përpara. Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut, me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Prandaj, çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre, do të përballet me kundërshtim të vendosur, dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej”, deklaroi Osmani.