Orhan Kurtishi Kryetar i Degës AlternAtivA – Kumanovë: Projektet që kemi premtuar një pjesë e madhe e tyre janë realizuar
Dega e Alternativës në Kumanovë sot përmes një press-konferernce ka paraqitur premtimet që kishin dhënë përgjat kampanjës zgjedhore se çfarë nga këto premtime janë realizuar deri tani, shkruan Top24
Deklarata e plotë e AAA-së, Kumanovë
Orhan Kurtishi
Kryetar i Degës AlternAtivA – Kumanovë
Të nderuar qytetarë të Kumanovës, zonja dhe zotërinj.
Të nderuara media.
Fillimisht më lejoni që në cilësi të Kryetarit i Degës AlternAtivA – Kumanovë, t’ju falënderoj për përkrahjen e parazervë, interesimin si dhe vullnetin për të bashkëvepruar. Ne kujdesemi për qytetarët, ndërsa mediat na ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit tonë.
E kemi ftuar këtë konferencë për mediat në këtë kohë për të testuar para elektoratit premtimet të cilat i kemi dhënë në zgjedhjet e fundit lokale, për proceset që i kemi nisur, për projektet e përfunduara dhe për projektet të cilat janë në realizim e sipër deri në fund të mandatit.
Alternativa dega në Kumanovë është dhe ka qenë gjithmonë e hapur me elektoratin dhe opinionin. Pjesëmarrja jonë në pushtetin lokal ka dhënë frytet e saja të prekshme për qytetarët. Si rezultat i iniciativave tona janë nisur një sërë projektesh, janë realizuar një pjesë prej tyre dhe pjesa tjetër ngelet që të përfundojë deri në fund të mandatit.
Sa për të rikujtuar opinionin, këto ishin 9 premtimet tona me të cilat ne dolëm para jush për të kërkuar votën në zgjedhjet e fundit lokale:
1. Rregullimi i tërësishëm i stadiumit të qytetit të Kumanovës
2. Inventar i ri në shkollat fillore në Kumanovë, Llopat, Çerkez, Rramanli
3. Rregullimi i regjimit rrugor njëkahëshe dhe dykahëshe në lagjet shqiptare
4. Ujësjellës dhe kanalizim në lagjet shqiptare
5. Shkollat e mesme shqipe të pavarura dhe me objekte të reja
6. Komplekse rekreativo-sportive në lagjet shqiptare në Kumanovë
7. Rregullimi i parkut të qytetit në Kumanovë
8. Kënde lojërash për fëmijë në çdo lagje dhe vendbanim shqiptarë
9. Asfaltimi i rrugëve në lagjet shqiptare në Kumanovë
Për të sqaruar se çfarë kemi bërë nga këto pika dhe çka pritet nga ne në të ardhmen, këtë do të na e sqarojë këshilltari komunal në Komunën e Kumanovës, Driton Sulejmani.
Në emër të degës e falënderojmë edhe ish kryetarin e degës sonë, aktualisht Sekretar Organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, për kontributin e dhënë në të gjitha proceset e sidomos në lidhje me shkollën “Sami Frashri”.
Megjithatë, për t’u bërë realitet shkolla “Sami Frashri” në Kumanovë, anëtari i kryesisë së Alternativës në Kumanovë, që njëherazi është edhe pronar i Ndërmarrjes për Projektim dhe Ndërtim URBANING SHPK Kumanovë, Skender Osmani, ka bërë projektimin e kësaj shkolle, ndërsa si projekt i gatshëm i është dhënë komunës si donacion. Vlera e këtij donacioni është 159.701 euro.
Për të larguar të gjitha amullitë dhe për t’i shpjeguar proceset rreth ndërtimit të shkollës së gjimnazit “Sami Frashri” në Kumanovë do na flasë kryetari i Komisionit për Urbanizëm pranë Alternativës në Kumanovë, Skender Osmani, njëherazi edhe donator i këtij projekti.
Në pjesën e parë të kësaj konference do të na drejtohet këshilltari komunal i Kumanovës nga radhët e Alternativës, Driton Sulejmani, për ta elaboruar punën dhe aktivitetet e tij si këshilltar dhe të Alternativës si degë në kuadër të Këshillit Komunal dhe të vetë Komunës.
Falënderoj Driton Sulejmanin për kontributin dhe sqarimet e dhëna, ndërsa në vazhdim e ftoj arkitektin Skender Osmani që të na i zbulojë të gjitha rrjedhat e projektit rreth shkollës “Sami Frashri”.
E falënderoj Skender Osmanin për këtë prezantim.