Orges Arifi në festë, nënkampion i Evropës
Djali nga Kosova, Orges Arifi, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është nënkampion i Evropës, në kampionatin që u mbajt në Zarë të Kroacisë.
Arifi është në festë, duke festuar medaljen e argjendtë.
Ky është suksesi më i madh në karrierën e tij.
Padyshim se i gëzuar është edhe trajneri i tij, Fehmi Mahalla.
“Me kënaqësi, Federata Shqiptare e Karatesë njofton se sportisti ynë, Orges Arifi (- 60 kg) është shpallur Nënkampion i Europës.
Ky sukses i jashtëzakonshëm përfaqëson një arritje të madhe për sportin Shqiptar dhe një rezultat i lavdërueshëm për punën e vazhdueshme dhe talentin e tij.
Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Orgesin për përkushtimin dhe përfaqësimin e shkëlqyeshëm, si dhe për kontributin e tij në ngritjen e imazhit të sportit Shqiptar.
Gjithashtu FSHK falënderon] trajnerin e Ekipit Kombëtar, Fehmi Mahalla për punën e tij të mrekullueshme.
Ky sukses jep një motiv të shtuar për të gjithë sportistët shqiptarë dhe vë në dukje potencialin e tyre dhe aftësinë për të arritur rezultate te larta”, njofton Federata Shqiptare e Karatesë.