Orë poetike me nxënës dhe shkrimtarë në Tearcë dhe Nerasht
Shaban Sinani
Manifestimi “Karvani poetik në festat e nëntorit” tuboi dashamirë të artit dhe kulturës, adhurues të letrave shqipe, shoqërim me vargje poetike.
Poezia, me kuptimin e plotë mund të thuhet se është princeshë e artit, ajo buron nga gurra e shpirtit, pra, nga shpirti i poetit, dhe bashkërisht nxënës, mësimdhënës e poet u bënë bashkë për të festuar së bashku festat e nëntorit. Orë letrare realizoi Shoqata e Shkrimtarëve OENEUM në Komunën e Tearcës në shkollat fillore në fshatin Tearcë dhe Nerasht, në bashkëpunim me mësimdhënësit e gjuhës shqipe dhe udhëheqësit e shkollave.
Aktivitetin e përshëndetën Suzana Memedi drejtoreshë në shkollën fillore “K.Pejcinoviq” në Tearcë dhe Shpend Shaqiri drejtor në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Nerasht, dhe kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve OENEUM Behare Neziri.
Poezitë e tyre i lexuan poetët: DaimIlazi, Merita Abazi, Behare Neziri, Sadije Aliti, Syrja Etemi, Blerta Islami. Edhe vargjet e nxënësve ishin në shoqëri me shkrimtarët, edhe ata u inspiruan nga festat e nëntorit andaj edhe thurën vargje për nder të këtyre festave. Krijimet e tyre i lexuan nxënësit: Sara Neziri, Erina Aliti, Albion Rexhepi, Fjolla Memeti, Albertina Bexheti, Rita Hazari, Erdha Rexhepi dhe moderatore Eda Rushiti.
Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve OENEUM, u prit në një takim rasti nga kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri, të cilit i dhuroi edhe një mirënjohje për mbështetje financiare për realizim të festave të nëntorit!