Orce Kamçev mbetet në burgun e Shutkës
Biznesmeni Orce Kamçev do të mbetet në paraburgim edhe 30 ditë. Gjykata Penale vendosi të vazhdojë masën e paraburgimit edhe përkundër faktit që Kamçev ofroi garanci për të dalë nga burgu i Shutkës.
Orce Kamçev është i dyshuar në rastin “Parcelat në Vodno”, rast ky që drejtohet nga Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, e që ka të bëj me parregullsitë në shit-blerjen e tokës në Vodno. Përveç Kamçevit, në këtë rast janë të dyshuar edhe Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov.
Orce Kamçev ka qenë në paraburgim që nga 14 marsi, pasi Agjencia e Sigurisë Kombëtare doli me raport shënim zyrtar, me informacione se Kamçev po përgatitej për të ikur në Bullgarinë fqinje.