Opozita zyrtarizon kandidatin që do ta pensionojë Ramiz Merkon në Strugë
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa edhe zyrtarisht kanë bë të ditur se do të garojë me Idri Istrefin për kryetar në komunën e Strugës. Bëhet fjalë për afarist dhe person të respektuar në Strugë. Nga koalicioni ASH-AAA thonë se Istrefi është kandidat i cili do ta “pensionojë” Ramiz Merkon. Vëllai i tij është një nga personat më të suksesshëm dhe më të respektuar në diasporën shqiptare në Austri dhe në mbarë Evropën.