Opinion

Opozita shqiptare në koordinim me Levicën me tendenca kanë filluar fushtë diskreditimi ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi

Ejup Berisha

Kohëve të fundit këtu në vendin tonë janë çuar në këmbë disa individ që janë pjesë e qarqeve të caktuara të partive politike opozitare shqiptare dhe të njejtët në afat 24 orësh po e ndjekin hap pas hapi Kryetarin e Kuvendit të RMV-së Z.Afrim Gashi. Këta me këto veprime po mundohen që të regjistrojnë veprime të pahijshme dhe skandale të mundëshme nga ana e tij me qellim që pastaj të njëjtët të mund ta fillojnë fushatën e tyre intenzive diskredituese ndaj Z.Gashi. Vlenë të thuhet gjithashtu se këta këtë gjë e bëjnë nga padurimi dhe xhelozia pasiqë të njëjtët nuk po mund ta durojnë qëndrimin e tyre të merituar në opozitë. Unë këtyre individëve do tu themë përmbahuni të paktën nëntëdhjetë ditët e para të mandateve politike të përfaqsuesve të pushtetit dhe pastaj dilni në opinion dhe kritikoni. Ky afat u takon funkcionarëve që i takojnë pushtetit që të jenë të lirë me qëllim që të adaptohen në pozicionet apo në postet që i kanë marrë që ti ushtrojnë. Pas këtij afati pra ata të opozitës le të dalin dhe le të kritikojnë, por këtë gjë le ta bëjnë me vend, me argumente dhe me dëshmi reale dhe të qëndrueshme e jo me tendenca e dashakeqesi siç po i bëjnë tani e disa ditë të njëjtët ndaj Z. Gashi.
Gjithashtu edhe njëher do të doja që ata ti këshilloj që këto gjëra mos ti bëjnë kot apo kuturu, siç po i bëjnë kritikat ato çarçe këtyre ditëve ndaj njeriut N-1 të Kuvendit. Mendoj se opozita është mirë që kritikon por ajo këtë gjë nuk mund ta bëjë për pikë të qejfit dhe jo duke shprehur inate personale ndaj kundërshtarëve politik. Opozita duhet të kritikon por duhet ti vë në shënjestër funkcionarët e pushtetit të cilët me të vërtetë i shkelin kushtetutën dhe ligjet egzistuese, apo ata që me të vërtetë merren me veprime të pahijshme, më tej edhe ata që bëjnë akte krimi dhe korrupcioni. Por ajo nuk duhet të merret me kritika e shpifje të kota ndaj Kryrtarit të Kuvendit Z. Afrim Gashi i cili në aspekt kushtetues dhe ligjor është i pastër, ky gjithashtu është i pastër si loti edhe në raport me krimin dhe korrupcionin, por edhe në raport me sjelljet e tij të përditshme pasiqë i njëjti
është shumë njerëzor, i edukuar, i kulturuar dhe i arsimuar. Z.Gashi një kohë të gjatë është i angazhuar në politikë dhe faktet për sjelljet si dhe për veprimet e tij flasin se ai nuk e ka asnjë njollë të zezë të regjistruar në adresën e tij personale as si politikan e as si qytetar i RMV-së. Nga ana tjetër në Kuvend edhe Grupi parlamentar i Partisë Maqedonase Levica ka iniciuar mocion mosbesimi ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi. Sipas tyre Gashi ka menifestuar sjellje “joparimore” në detyrë, Me këtë rast ky grup parlamentar ka dhënë shtatë argumente me të cilat ata sçarojnë se pse Kryetari Gashi duhet të shkarkohet nga detyra e të parit të Kuvendit. Seanca plenare për këtë qështje
është paraparë që të mbahet në Kuvendin e Republikës më 3 shtatorë. Lutemi dhe shpresojmë që edhe kjo nismë dhe veprim i pavend dhe tendencioz i tyre të mos ketë sukses dhe Z. Gashi të vazhdon me sukses, me mbrarësi dhe me shumë profesionalizëm ti kryen obligimet kushtetuese dhe ligjore të Kryetarit të Kuvendit të RMV-së