Kosovë

Opozita në Kosovë kërkon “rrugë të re, pa Albin Kurtin”, përgjigjet VV! (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sërish video në Facebook duke akuzuar opozitën se ka “nisma më afër Serbisë, e më larg popullit”.

Në video, Vetëvendosje i ka quajtur hajna e parti të vogla, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Opozita flet për izolimin e vendit, por nuk i del zëri për zgjedhjet e reja”, thuhet në fillim të videos.

Partia në pushtet ka akuzuar opozitën se po i mban të bllokuara 150 milionë euro duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.

“Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njëjtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja”, thuhet në videon e Vetëvendosjes.

Retorika pushtet-opozitë është ashpërsuar ditëve të fundit, pas nisjes së mobilizimit opozitar me kërkesën për rrëzim të Qeverisë e “rrugë të re, pa Albin Kurtin”.

Ka disa javë, që AAK-ja ka iniciuar mocionin e mosbesimit, por nuk ka marrë mbështetje nga partitë tjera opozitare.

Të hënën, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se ka shkëputur raportet me kryeministrin e presidenten dhe kërkoi zgjedhje të reja.

LDK-ja ndërkohë ka paralajmëruar takime për “angazhim të përbashkët shoqëror, për rrugën e re”. AA

KOHA u ka dërguar pyetje tri partive opozitare, PDK, LDK, AAK. AAK-ja ka thënë se është e gatshme për zgjedhje.

AAK. AAK-ja ka thënë se është e gatshme për zgjedhje.