June 26, 2024
Maqedoni

“Opozita është për burrat” – Taravari: Ali Ahmeti të përgatitet për opozitë

Arben Taravari në ClickPlus tha se Ali Ahmeti duhet të përgatitet për në opozitë pasi opozita është për burrat dhe tha se është e mirë dhe shtoi se duhet të përgatitet dhe të reflektojë si politikan i matur dhe si politikan i urtë.

“Unë i kisha sugjeru zotëri Ahmetit që dalngadal të përgatiten për në opozitë, edhe opozita është mirë. Opozita është për burrat. Ai është politikanë me përvojë. Të përgatitet, të rifreskohet, të reflektojë, të ndryshojë”, tha Taravari.