Maqedoni

Opozita dhe pushteti bien dakord! “Behtel-Enka” do të ndërtojë autostrada pa tender

Opozita dhe pushteti u dakorduan që konzorciumi amerikano-turk Behtel dhe Enka pa procedurë tenderimi me marrëveshje direkte t’i ndërtojë autostradat tjera nga Korridori 8 dhe 10. Bëhet fjalë për autostradat Tetovë-Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë dhe Prilep-Manastir. Propozim ligji për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e një partneri strategjik, menjëherë mori dritë të gjelbër në Komisionin e Financave dhe Buxhetit dhe do të dërgohet në votim në seancë plenare.-

Në propozim zgjidhjen ligjore nuk saktësohet sa mjete shteti do të ndajë nga buxheti për ndërtimin e rrugëve, por realizuesi lirohet nga përgjegjësia nëse ka gabim në projektimin dhe ndërtimin e autostradave.

Do të thotë, nuk do të kenë përgjegjësi kurse nuk do të kenë as mbikëqyrje, menaxhim të përgjegjshëm, cili do të jetë roli i ministrisë së transportit dhe ndërmarrjes publike?”, tha Lupço Ballkovski- deputet i VMRO PP.

Qeveria para disa muajve lidhi memorandum kuptimi me Behtel dhe Enka. Në mënyrë identike, para disa viteve gjatë qeverisjes së VMRO DPMNE, u zgjodh kompania kineze Sinohidro për ndërtimin e aksit Kërçovë-Ohër, për çka tani ka procedurë gjyqësore. Të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski dhe Mile Janakieski