Maqedoni

“Open Ballkani” sërish “bashkohet” në Shkup rreth alkoholit, mbahet pabairi i verërave

PANAIRI MUNDËSON RRITJEN E MËTUTJESHME EKONOMIKE MES TRI VENDEVE

Me mbushjen e gotave me verë dhe pritjen e të ftuarve vendet e Ballkanit të Hapur, bashkërisht promovuan panairin më të madh rajonal të verës “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur”, njofton KlanM.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për përfitimet nga nisma “Ballkani i Hapur” tha se bashkëpunimi midis Shkupit, Tiranës dhe Beogradit shihet edhe përmes “Vizionit të verës së Ballkanit të Hapur” që, siç përcjell KlanM, pretendon të bëhet një nga tre panairet më të mëdha të verës në botë.

“Rezultati i “Ballkanit të Hapur” tashmë shihet përmes shifrave. Këmbimi dhe tregtia midis tre vendeve është rritur për 25%. Këmbimi me Serbinë ka tejkaluar 1.1 miliardë euro. Vitin e kaluar këmbimi me Shqipërinë është rritur për 40%. Që kemi verëra cilësore u tregua edhe në panairin e madh ndërkombëtar “VinItaly” në Itali, ku së bashku tre shtetet kishim stand të përbashkët i cili ishte më i madh dhe më i vizituari”, tha Dimitar Kovaçevski.

Mbështetje të promovimit të “Vizionit të verës së Ballkanit të Hapur”, siç njofton KlanM, dhanë edhe përfaqësuesit e qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë.

“ Verërat me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë prezent në vendet tona, në tregun shqiptar, në restorantet e vendit tonë. Ne i kemi në raftet tona të tregtimit dhe i shijojmë me kënaqësi verërat tuaja, por do të dëshironim të njëjtën gjë edhe për ju“, tha Arian Jaupllari.

“Duhet të citoj presidentin tonë i cili thotë se “Open Balkan” ka treguar se si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në një mënyrë tjetër mund t’i tregojnë botës se sa mundemi dhe mendoj se kemi treguar jo vetëm që jemi partnerë adekuat, por edhe partnerë shumë serioz që lëvizin me hapa serioz lëvizin kufijtë nga viti në vit”, tha Jelena Tanaskoviq.

Në këtë event morën pjesë edhe përfaqësues të korit diplomatik, Odave Ekonomike të të trija vendeve, përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit dhe partnerët socio-ekonomik të Ministrisë së Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia