Maqedoni

“Omicroni” si duket kaloi pikun në Maqedoni, më shumë të sheruar se të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Për 24 orë janë regjistruar 905 raste pozitive nga 2808 testimet e realizuara.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 1.565 të shëruar dhe 10 raste të vdekjes.

Në regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 8 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 07.02. deri 15.02.2022