Rajon - Botë

OKB: Izraeli shkel ligjet ndërkombëtare

Agjencia e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se pasi forcat izraelite sulmuan një qendër shpërndarjeje ushqimore në Rafah, në Rripin jugor të Gazës. Një anëtar i stafit u vra dhe 22 të tjerë u plagosën.

Shefi i UNRVA-s, Filipe Lazarini, tha se sulmet ndaj objekteve të tyre “janë bërë rutinë dhe mospërfillje e hapur të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Ushtria izraelite tha se objektivi i sulmit ishte Mohammed Abu Hasna, një komandant i Hamasit, i cili u tha se ishte një mbështetës luftarak” i krahut ushtarak të grupit militant palestinez në zonë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi edhe një herë se realizimi i kërcënimeve të një sulmi izraelit ndaj qytetit mund të dëmtojë rëndë popullatën në Gazë.