Maqedoni

ODIHR: Retorika negative dhe presionet ndaj votuesve ndikim negativ ndaj zgjedhjeve të qeta

Rrethi i dytë i Zgjedhjeve Lokale në Maqedoninë e Veriut ishte në frymën garuese dhe administrata zgjedhore ka bërë përpjekje t`u përgjigjet disa mangësive procedurale nga rrethi i parë, por retorika negative dhe pohimet për presion ndaj votuesve dhe kandidatëve vazhduan të kenë ndikim negativ në zgjedhjet – thonë gjetjet preliminare të Misionit Mbikqyrës të OSBE/ODIHR-it për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Shefja e Misionit të OSBE/ODIHR-it, Tana de Zulueta, në konferencën për media, sic njofton KlanM, ka theksuar se kompetentët që kanë zbatuar zgjedhjet kanë bërë përgatitjet teknike në korniza ligjore për rrethin e dytë, pas cka pas masave të ndërmarra që t`u përgjigjen problemeve teknike nga rrethi I parë, dita e votimit është zhvilluar pa pengesa, por, sic tha ajo, edhe më tej vërrehen disa mangësi.

TANA DE ZULUETA – SHEFE E MVZ-së TË ODIHR-it

“Derisa nga kandidatët në rrethin e dytë kërkohej raporti financiar, ata nuk u publikuan para votimit. Për këtë arsye, si dhe për shkak të informacioneve të pamjaftueshme të publikuara në opinion për llogaridhënien rreth financimit në fushatë, në rrethin e parë u zvogëlua transparenca”

Lidhur me raportimin e mediave, OSBE/ODIHR-i thotë se mediat që janë monitoruar kanë siguruar informacione të mjaftueshme për kandidatët, kurse lajmet kanë qenë neutrale. Por, sic percjell KlanM, thuhet se partitë më të mëdha parlamentare kanë përparësi sistematike në ndarjen e resurseve publike për zhvillimin e fushatës dhe reklamimit në media, me cka, sic thuhet, kandidatët e pavarur dhe partitë më të vogla kanë qenë në situatë të palakmueshme.

TANA DE ZULUETA – SHEFE E MVZ-së TË ODIHR-it

“Me përmirësime të kornizës ligjore të arrihet barazpesha me çka do t`u përgjigjet pabarazisë sistematike në mundësitë e zhvillimit të fushatës, si dhe të drejtohet vëmendja për mënyrat e rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën politike”

Misioni i ODIHR-it për mbikqyrjen e zgjedhjeve në vend që filloi me punë më 07 Shtator në Shkup me 16 ekspertë, sic percjell KlanM, rrethin e dytë e ka ndjekur me 23 vëzhgues nga 13 vende.

Raportin përfundimtar me rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor, OSBE/ODIHR-i, si zakonisht do ta publikojë dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.