Odat ekonomike i kërkojnë gjykatës kushtetuese ta shqyrtojë kushtetuetshmërinë e taksës së solodaritetit
Pagimi i taksës është një mënyrë e manifestimit të besnikërisë ndaj shtetit dhe pikërisht për këtë arsye Oda Ekonomike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese vendosjen e instrumentit të masës së përkohshme për Taksën e Solidaritetit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nëse futja e saj bie ndesh me Kushtetutën. Aneta Trajkovska, nga Oda Ekonomike, tha se nisma është dorëzuar më 12 tetor dhe në të është kërkuar një masë e përkohshme pikërisht për shkak të afateve të parashikuara në ligj për të parandaluar shfaqjen e mundshme të disa pasojave që më pas mund të jenë të vështira për t’u korrigjuar.
Aneta Trajkovska, nga Oda Ekonomike
“Për të mbrojtur kompanitë tona anëtare është dorëzuar kërkesa për masën e përkohshme, mbetet që Gjykata të marrë vendim”.
Ajo theksoi se afati që kompanitë të paguajnë taksën e solidariteti skadon më datë 25 të këtij muaji. Nëse gjykata nuk merr vendim deri në afatin e përcaktuar ligjor, ajo tha se do të respketohen ligjet dhe procedurat legjitime që janë në fuqi.
Sipas saj, Ligji për Tatimin e Solidariteti e bashkoi sektorin e biznesit si asnjëherë më parë, ndërsa ndryshimi i normës së TVSH-së për disa produkte ushqimore bazë nga 5 në 10 për qind ndikon negativisht në biznes.
Aneta Trajkovska, nga Oda Ekonomike
“Oda Ekonomike dhe të gjitha shoqatat e biznesit në lidhje me ligjin për tatimin e përbashkët u bashkuan pikërisht për shkak të së drejtës për një mbrojtje të garantuar ligjore. Pra, në rastin e biznesit, ai ka nevojë për mbrojtje ligjore të garantuar në lidhje me veprimtarinë e tij. Kur flas për këtë do të thotë që këtë fitim që kanë bërë kompanitë e kanë bërë në vitin 2022. Atë fitim e kanë planifikuar në periudhën paraprake kur ka qenë në fuqi një rregullim i caktuar ligjor dhe në momentin që është prishur procesi i planifikimit, është normale që kompanitë të bashkohen për të garantuar të drejtën e tyre”.
Nëse zhvillimi i një ekonomie stimulohet nga rritja e prodhimit dhe rritja e volumit të shërbimeve, duhet të veprojmë në drejtim që t’i mundësojmë biznesit të prodhojë sa më shumë dhe të ofrojë sa më shumë shërbime, për të paguar më shumë taksa dhe në këtë mënyrë të plotësojë Buxhetin dhe me këtë të sigurojë likuiditet si nga ana buxhetore, por edhe nga afarizmi i operimit të tij, tha më tej Trajkovska.