“ O i pafytyrë, o burracak”, Sali Berisha i bën turr Edi Ramës, e ndalë sigurimi (VIDEO)
Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur sot në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, lidhur me akuzat që ky i fundit i bëri në lidhje me genocidin serb në Kosovë.
Kreu i PD u afrua përballë Ramës dhe e cilësoi atë burracak, ndërsa tha se atë e ka çmendur protesta e 7 Korrikut.
“O mburracak, o i pafytyrë, o i pa emër, ta tregoj unë ty! Të ka çmendur 7 Korriku”, iu drejtua Berisha Ramës, ndërkohë që ndërhyri garda.
Më herët Rama akuzoi Berishën se ka furnizuar me naftë Millosheviçin gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe se “përcollën ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë”.