Maqedoni

Nxënësit i gëzohen kthimit në shkollë

Dyqanet me pajisje shkollore sot ishin përplot me nxënës. Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, disa nga fëmijët blinin fletore e lapsa ndërsa shumë të tjerë çanta dhe mjete të tjera të nevojshme për procesin mësimor.

“Do të blej gjithçka që më duhet për në shkollë. Çantë, fletore, laps, gomë dhe gdhendëse. Më ka munguar shumë shoqëria, shkolla dhe mësueset”

“Të gjitha gjërat që na duhen për në shkollë ka me i ble. Mezi pres të shkoj në shkollë”.

Ata të cilët akoma nuk ishin furnizuar thanë se do të blinin ditëve në vijim. Pavarësisht vonesave në përgatitje, nxënësit shprehen të kënaqur që fillimi i vitit të ri shkollor do të nis me prezencë fizike.

“Jam bë gati për shkollë dhe jam shumë e gëzuar që do të vij në shkollë. Deri tash unë nuk kam ble asgjë sepse mësuesja akoma nuk ka treguar çka duhet. Nesër, kur do të na tregoj mësuesja pastaj do ti blej sendet. Jam mërzit shumë edhe mezi pres ti shoh shokët dhe shoqet

“Do të blej çantë të re dhe fletore, çfarë do të na thonë mësueset ato do i blejmë”.

“Jam bë gati, disa gjëra do të na tregojnë që ti blejmë. Është më mirë në shkollë, jemi më aktiv, mësojmë, shoqërohemi, kemi shokë dhe shoqe dhe mësojmë më mire”

Viti i ri shkollor do të nis me 1 shtator, me prezencë fizike përveç shkollave të mesme në Tetovë dhe Gostivar, të cilat për shkak të gjendjes me Covid-19 mësimin do ta ndjekin në online./ALSAT