June 26, 2024
Maqedoni

Nxënësit e Gostivarit shërbyen bakllava në qendër të qytetit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot në qendrën e qytetit, u realizua një hepening fantastik i organizuar nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shkollat fillore dhe çerdhet, ku fëmijët së bashku me prindërit dhe mësimdhënësit shpërndanë bakllava për qytetarët.
“Bakllavaja e Gostivarit tanimë është një nga veçoritë tona kulinare, e njohur gjithandej”, tha me këtë rast kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.