Nxënësit e disa fshatrave të Kosovës sot shkuan në shkollë nëpër borë
Mbrëmë në orët e para pas mesnate nisën reshje të dendura të shiut dhe borës në gjithë vendin tonë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë.
Edhe pse në pjesën më të madhe të vendit bora është shkrirë sot gjatë ditës, në disa fshatra më të larta nxënësit sot kanë shkuar nëpër borë për në shkollë./Lideri
(Foto Arkiv)