Maqedoni

Nusret Aliu zgjidhet kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Studeniçan

Në vazhdën e riorganizimit të strukturave të Lëvizjes BESA, sonte në Batincë të komunës së Studeniçanit, në prani të kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Adnan Azizi dhe eksponentëve tjerë partiak, u konsolidua dega e Lëvizjes BESA në Studeniçan.

Kuvendarët e pranishëm votuan Nusret Aliun për kryetar të degës, për nënkryetar Shaip Dailovskin, për sekretar Nehat Lutfiun, koordinator të Forumit Rinor Sabir Zeqirin, koordinator të Forumit të Gruas Anisa Lutfiun.

Konsolidimi i rradhëve të Lëvizjes BESA do të vazhdojë në çdo komunë ku jetojnë shqiptarë, duke i strukturuar nëndegët, degët dhe forumet tjera partiake.