Numri i rasteve aktive arrin në 2099, 143 raste të reja në Maqedoni
Regjistrohen 143 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 3.101 teste të realizuara.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 32 pacientë, ndërkaq betejën me koronavirusin e ka humbur 2 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 158.164, numri i pacientëve të shëruar 150.556, numri i viktimave 5.509. Raste aktive gjithsej janë 2.099.