“Nuk mund të dalim para syve të qytetarëve”, Pendarovski kundër rritjes së rrogave për funksionarët
Presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë pagë me rritjen e paraparë për funksionarët, përcjell TV21. I pari i shtetit përsëriti qëndrimin e tij se është kundër rritjes së pagave të funksionarëve në kohë krize.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet sepse mosrespektimi i Kushtetutës është vepër penale. Megjithatë, bëra thirrje edhe në deklaratën time të parë në atë temë, Qeveria duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj dhe kompetencë, ndërsa ka kompetenca, rrogat e funksionarëve, nga unë e deri në vetëqeverisjen lokal të mbeten në atë nivel që janë tani me ndryshimin e koeficienteve, mesatares…përndryshe nuk mund të iu dalim para syve të qytetarëve dhe të iu themi se në këtë situatë të vështirë, kur ngrijmë çmimet e produkteve bazë të jetës, ne i rrisim pagat”, tha mes tjerash Pendarovski./tv21.tv