Nuk mendohet të vendoset karantinë për Tetovën dhe Gostivarin, tha Zaev
Kryeministri Zoran Zaev, gjatë konferencës për shtyp gjatë ditës së sotme, ka deklaruar se nuk po mendohet të vendoset karantinë për qytetin e Tetovës dhe Gostivarit. Ai ka deklaruar se pritet që situata atje të stabilizohet.
“Është mirë që në ditët e fundit numrat siç po rriten në një nivel po stabilizohen në dy qytetet më të eksponuara, ku fillimisht nisën të rriten numrat, respektivisht në Tetovë dhe Gostivar”, ka thënë Zaev.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë, pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi KOVID-19.