“Nuk kujtoi masakrën e Reçakut”/ Profesori “godet” Ramën: Po i shtohet vasaliteti ndaj Vuçiqit
Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë.
Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civil të masakruar nga forcat e Serbisë.
E gjatë ditës së sotme të gjith shqiptarët kanë kujtuar këtë masakër të Reçakut, por jo edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, profesori universitar, Enver Bytyçi ka shkruar në lidhje me këtë ngjarje.
Ai tha se “para një viti kryeministri i Shqipërisë bëri një status për Reçakun! Në vend të akuzonte Serbinë për atë masakër, ai në atë status fliste për UÇK-në, më saktë për Hashim Thaçin”.
“Sivjet e harroi Reçakun Edi Rama! Pse e harroi? Sa më shumë ecim në kohë, aq më shumë shtohet vasaliteti i kryeministrit të Shqipërisë ndaj presidentit të Serbisë”, shtoi tutje profesori.
Postimi i plotë
Para një viti kryeministri i Shqipërisë bëri një status për Reçakun! Në vend të akuzonte Serbinë për atë masakër, ai në atë status fliste për UÇK-në, më saktë për Hashim Thaçin. Se çfarë lidhje kishte Hashimi me Reçakun, një zot e di! Nuk e përmendte as ambasadorin Ëalker!
Sivjet e harroi Reçakun Edi Rama! Pse e harroi? Sa më shumë ecim në kohë, aq më shumë shtohet vasaliteti i kryeministrit të Shqipërisë ndaj presidentit të Serbisë!