Nuk ka kush të drejtë të rrahë gjoks pas 35 viteve sakrificë për arsimin shqip se gjoja gjithçka fillon me të
Shkruan: Etem Xheladini
DISA POLITIKËBËRSËVE ju ka ra ndërmend pas gati 35 viteshë të krekosen se deri më tani për arsimin shqip nuk qenka bërë asgjë, e gjoja as zëri kujtë nuk ju paska ndëgjuar për këto vite, po edhe dekada për të kontribuar arsimit shqip, e çdo gjë sipas tyre paska filluar me ardhjenë e tyre disamujore në pushtet, e ku që nga tani po lulzonë gjithëçka, duke i zgjidhur problemet e shumta të arsimit shqip me shkop magjikë.
Shtrohet pyetje:
Ku ishin ata më parë për të ngritur zërin për problemet e arsimit, apo familjarët e tyre çka kontribuan për arsimin shqip ndër vite?
Sa herë i kanë vizituar shkollat shqipe dhe a i dinë emrat që i bartin shkollat pos të atyre ku i kanë kryer nëse nuk ju kanë ndërruar nga arsimtarët e denjë ?A kanë dëshmi se familjarët e tyre matrialisht sa kanë ndihmuar shkollat kur populli u mobilizua ti hapë, pasi pushteti monist i kohës i kishte mbylli?
A e dinë ecurinë se si ka ardhur hapja e këtyre shkollave, duke filluar nga çerdhat, nëndëvjeçaret, shkollat e mesme e deri te Fakulteti?
A e dinë sa u sakrifikua për arsimin shqip, sa arsimdashës vuajtën edhe burgë për të ardhur te këto shkolla?
A e dinë se para rihapjes së shkollave të mesme me mësim në gjuhën shqipe ku u mbajtë mësimi dhe si quheshin ato paralele?
Tani para disa ditësh u çua shumë pluhur për një maketë projekt gjëja se u zgjidhën gjitha problemet e arsimit shqip të grumbulluara me decenie, entuzjazëm i pa parë sa duket edhe Qeverinë e R. Maqedonisë V e merakosën se po bënë investime të mëdha në këte kohë krize për arsimin shqip.
Si patën guxim që mburren me një maketë të tilllë, dukei mohuar gjitha ato sakrifica e kontribute të atyre që pas mbylljes së shkollave të mesme vitin 1987/88, u dashtë të vendosen themelet e shkollave tona në gjuhën shqipe me shumë sajrificë duke u mbrojtur me gjakun e tyre dhe shkollat u hapën për fëmijët për ti rikthyer në bankat shkollore.
GHITHË KJO SAKRIFICË U BË PËR NXËNËSIT TONË, ATE QË FËMIJËT TONË TË GËZOJNË TË DRJTËN PËR SHKOLLIM SHQIP, ATA RANË QË DYERT E SHKOLLAVE MOS TË MBYLLEN ASNJËHERË.
Kurse ne sot po ballafaqohemi me një problem të madhë, ku politika po deporton duke politizuar gjitha institucionet shkollore, duke ju mbyllur ardhmërinë fëmijëve tanë.
Të nderuar politikëbërës edhepse isha unë i kyçur drejtëpërsëdrejti për dyzet vite në arsim, e shumë herë edhe ballafaquar me problemet e arsimit shqip zbashku me arsimdashës të shumt, nuk kamë të drejtë e as guximë ta personalizojë si unë edhe askushë tjetër, sepse ata janë MERITAT E SHUMTA TË POPULLIT PËR SHKOLLËN SHQIPE, andajë mos i lëndoni ata që kontribuan e sakrifikuanë, u flijuanë për arsimin shqip, duke i ngjyrosur me petkun e politikës të partive të shumta që sot e ma parë veproninë në Iliridën-Maqedoninë tonë në forma të ndryshme.