Nuk është problem vetëm presioni i lartë: Presioni i ulët i gjakut mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm, këto simptoma e tregojnë atë
Për presionin e lartë i gjakut shpesh flitet dhe shkruhet. Megjithatë, edhe presioni i ulët i gjakut mund të jetë i rrezikshëm
Nëse nuk e matni rregullisht, mund të mos e dini se është më i ulët se sa duhet.
Rënia e përqendrimit
Mbi 90 i epërmi dhe i poshtmi nën 60 konsiderohen vlera të ulëta të presionit të gjakut. Shkaqet janë të ndryshme dhe mund të variojnë nga pirja e pamjaftueshme e ujit deri te problemet serioze shëndetësore.
Ju do të dalloni presionin e ulët të gjakut pa e matur nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma:
– marramendje ose humbje e ekuilibrit
– krupë
– lodhje
– rënie e përqendrimit
– shikim të mjegulluar
Gjendje shoku
Dy simptomat e fundit mbase mund t’i lidhni me probleme të tjera dhe nuk do t’ju shkonte ndër mend se shkaku është presioni, mirëpo nëse ai bie papritur dhe nuk ngrihet përsëri, ekziston rreziku për të rënë në gjendje shoku.
Atëherë simptomat janë këto: frymëmarrje e shpejtë, frymëmarrje e cekët, puls i dobët, lëkurë e ftohtë, djersitje e papritur, konfuzion ose çorientim.
Nëse përjetoni ndonjë nga simptoma e listës së fundit, kërkoni ndihmën e mjekut, pasi shoku mund të jetë një gjendje kërcënuese për jetën, këshillojnë ekspertët.