Nuk e kam pritur këtë zhgënjim
SHKRUAN : NEHAT JAHIU
Asnjëherë nuk e kam pritur këtë zhgënjim. Nuk e kam pritur asnjëherë, por që do të më ndodhe ky zhgënjim mu këtyre viteve të “pluralizmit” dhe “ demokracisë” kurrën e kurrën nuk e kam pritur. Besimi im ka qenë gjithnjë se tani iku një kohë që e shamë sa mundëm dhe hudhëm aq shumë gurë pas një sistemi të kaluar dhe atyre që ishin udhëheqës të atij sistemi, tani të “kalbur” e tani pas zhgënjimit tim që u binda se ky sistem nuk qenka pas kalbur, por i paska pas futur rrënjët thell e më thellë. Kur i përkujtoj shumë individë jo të paktë, por të shumtë që brohoritnin me fjalë të zjarrta patriotike nuk më ndodhi të mos jem i zhgënjyre. Një gjë e tillë nuk më ndodhi, një numër prej këtyre ishin vetëm mashtrues, hipokritë, demagogë. Tek një numër i madh prej tyre nuk gjeta asnjë fije atdhetarizmi të vërtetë. Me një numër të madhë kisha rastin edhe të bashkëpunoja në disa subjekte politike “ atdhetare”. Si sot më kujtohen se si qitnin flakë për goje duke shitur “ patriotizëm” në të cilët unë pas kaq vitesh jam shumë i zhgënjyer nga të tillët. Unë nuk ndryshova aspak, mbeta po i njejti që nuk rraha gjoks se kisha bërë veprimtari atdhetarë. Unë i llogarita disa të tjerë më të rinj se unë se ishin patriota dhe atdhetarë, por pas kaq vitesh u binda dhe me shumë përgjegjsi të madhe e themë se shumë prej tyre kishin qenë dhe janë patriota të rrejshëm. Këta ishin dhe më bindën që edhe sot të e kem këtë bindje se ata/ ato ishin dmagogë dhe hipokritë. Ata/ ato nuk ishin asgjë më tepër se sa karrierista. Një numër prej tyre u futën në pushet dhe zhvatën sa mundën në emër të patriotizmit. Disa nuk mundën të futeshin në poste pushtare dhe mbetën “patriota” në e jo në vepër. Ky zhgënjim i imi u shfaq dhe po shfaqet edhe tek disa atdhetarë të vërtetë. Tek disa patriota të vërtetë që e treguan vetën me argumente se ishin dhe mbetën atdhetarë të vërtetë. Nga i gjithë kjo që pash me sytë e mi se disa prej këtyre nuk ishin asgjë më tepër se atdhetarë të maskuar, zhvatës në amër të kombit dhe atdheut.përfitues të ndryshëm.Në fund po e përmbylli këtë shkrim me këtë fjali. Edhe pse jam i zhgënjyer, por nuk jam penduar dhe i kam dhënë obligim vetes time që unë të mos jem askush tjetër pos të jem unë vetvetja.