Nuk e kam ndërmend të dorëzohem!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Në kohën e fundit disa individë më thonë që mos të shkruajë në disa nga shrimet e mia që kanë përmbajtje kritikues ndaj disa dukurive dhe fenomeneve që në kohën e fundit kanë marrë aq shumë hovë tek disa bashkëkombas të mi.Më thonë se me këto shkrime kinse po krijojë armiqë dhe po i humbi nga miqësia ime disa që e kanë mizën nën kësulë.Unë asnjëherë në jetë nuk kam dashur të krijojë armiqë askund në botë e lere më tek bashkëkombasit e mi shqiptarë. I dua të gjithë, por është më se e vërtetë se nuk pajtohen me keqbërësit e popullit , kombit dhe atdheut tim.Unë nuk mund të mos shkruajë hapur ndaj atyre që gurin e gjuajnë e dorën e fshehin.Nuk mund të mos reagojë ndaj atyre që populli ua jep besimin me votën e tyre për një post e ata e keqpërdorin postin. Koruptohen, vjedhin djersën e popullit, shkelin mbi djersë e gjak.Unë nuk dua të jem përkëdhelës ose servil i dikujt që të më jep peshqesh një post dhe të bëhem vegël shërbyese e tyre.Unë dua të e ruaj dinjitetin tim personal, dinjitetin e popullit tim. Unë nuk do të heshti asnjëherë të mos shkruaj ndaj koruptuesve, dyftyrëshave, karieristave. Atyre që kanë bërë pasuri marramendse duke shkelur mbi djerësën e popullit. Duke shkelur mbi gjakun e derdhur të lutëtarëve, gjymtyrat e invalidve të luftës dhe dëshmorëve.Unë nuk mund të heshti ndaj vlerës duke e mbështetur antivlerën.Unë nuk mund të i dua dhe të i përkëdheli të pamoralshmit dhe të mos jem në mbështetje të moralshmive.Unë i dua dhe i mbështesë intelektualët dhe jo pseudointelektualët.Unë nuk i mbështesë dhe nuk mund të e lejojë veten dhe të shkruajë mirë në shkrimet e mija për ca maskarenj e hajna që punojnë kundër interesave të popullit tim, kombit e atdheut tim.Unë nuk mund të mos shkruaj për keqpërdoruesit duke ua marrë punëtorëve kafshatën e gojës për të e pasuruar veten. Këto dhe shumë dukuri tjera që bëhen ndaj popullit, kombit dhe atdheut tim asnjëherë nuk i kam përkrahur, por gjithnjë i kam kritikuar në shkrimet e mia dhe njejtë do të vazhdojë edhe në të ardhmën të shkruaj.Unë nuk e kam ndërmend të dorëzohem e mos të shkruaj për keqbërësit. Unë do të mbetem ai që isha dje, që jam sot. I njejti do të jem edhe nesër. Nuk do bëhem servil i askujt. Lufta ime do të vashdojë me laps derisa të jem i gjallë ngaj maskarenjve.Nuk e kam ndërmend të dorëzohem.