Nuhiu: Protesta e djeshme ishte e orkestruar nga opozita
Sipas BDI-së, dhimbja e udhëheqësve të institucioneve për tragjedinë që ndodhi në Tetovë është trefish më e madhe. Agim Nuhiu nga kjo parti shprehet i bindur se protesta e djeshme ka qenë e orkestruar nga opozita dhe i bëri thirrje asaj të mbaj duart larg nga tragjedia e Tetovës.
“Sigurisht që ne kemi informacione se edhe protestat e djeshme kanë qenë me instruksione të drejtëpërdrejta nga zyrtarë të lartë të opozitës shqiptare. Ne bëjmë thirrje edhe njëherë që të mbajnë duart larg kësaj tragjedia, dhimbja është dyfish apo trefishë më e madhe e pjestarëve të cilët kanë udhëhequr me institucionet e sistemit, u shpreh Nuhiu. /SHENJA/