October 5, 2024
BallinaIntervistëMaqedoni

Nobelistja Maria Ressa flet ekskluzivisht për portalin Lideri.mk: Bota është bë e varuar nga dezinformatat (Foto)

Maria Resa është gazetare nga Filipinet me përvojë 37 vjeçare. Falë kontributit të vazhdueshëm për zhvillimin e gazetarisë së lirë nëvitin 2018 ajo fitoi çmimin Nobël për Paqë. Ky nuk është çmimi i vetëm që ka fituar gazetarja e guximshme nga Filipinet, sepse çmime të ndryshme të nivelit global i janë ndarë në vazhdimësi

Lideri.mk ishte mediumi i vetëm për të cilin ekskluzivisht u prononcua fituesja e Çmimit Nobël për Paqe, Maria Ressa, në mesin e qindra gazetarëve e mediumeve të grumbulluara javën e kaluar në Sarajevë. Ajo me kënqësi të madhe pranoi të flasë për portalin tone, Lideri.mk, pasi organizatorët e njoftuan se bëhet fjalë për portalin më të popullariuzar në gjuhën shqip tek ne. Poashtu premtoi se në rastin e parë që do i jepet mundësia do e pranojë dhe realizojë ftesën e gazetarit tonë Qerim Bajrami për t’a vizituar Shkupin.
Intervistën e plotë që ekipi i portalit Lideri.mk e realizoi në kompleksin “Skenderia” në Sarajevë, ua sjellim në vijim.
———–
Lideri.mk: E nderuar Maria Ressa, është kënaqësi dhe nder i veçantë për ne të zhvillojmë intervsitë me ju, si fituese e çmimit Nobël. Falemnderit që pranuat ofertën tonë në mesin e qindra mediumeve të këtueshme.
Maria Ressa:
Falemnderit portalit Lideri.mk për mundësinë e dhënë, kënaqësia është e imja.

Lideri.mk: Bota po kalon periudha jostabile dhe të rrezikshme. Sipas mendimit tuaj, mund t’I tejkalojmë këto faza të rrezikshme, apo do të bëhet më keq?
Maria Ressa:
Po bëhet më keq, sepse po realizohet në praktikë fjalia e ish drejtorit të KGB-së ruse, Jurij Antropov, i cili thoshte ‘dezinformacija’ (dezinformata) është OK. Mund të jetë OK njëherë, ose dy, por nëse e konsumoni gjatë tërë kohës, bëheni i varur. Bota është bë e varuar, individët dhe demokracia janë të sulmuar nga dezinformatat. Nuk mund t’i dallojmë faktet nga trillimet. Kjo do të thotë se nu mund të keni integritet të zgjedhjeve, nëse nuk keni integrtet të fakteve.

Lideri.mk: Cilat janë rreziqet më të mëdha që po i kanosen botës?
Maria Ressa:
Veçmë po e shohim këtë. Shikoni përreth. Por fundi i këtij viti do të jetë vendimtar për demokracinë dhe nëse ajo do të mbijetojë. Është e qartë se gjërat duken keq. Nëse demokraci vdes, kush do ta zëvendësojë? Ka të themi për sistemet e kapura? A do të ndryshojnë faktet varësisht nga ajo senë cilën anë të spektrit politik jeni. Kjo është diçka që po ndodh tani . Çka po ndodh me kompanitë teknologjike? Ato po tregohen shumë shkurtpamëse për profit të shpejtë, sepse nuk posedojnë modele të qëndrushme biznesi. E gjithë kjo do të ndikojë ndaj globit.

Lideri.mk: A mund të ndryshohet kjo sipas jush?
Maria Ressa:
Tani është koha, tani duhet të punojmë së bashku, të sigurohemi se po bëjmë më të mirën për të ndryshuar këtë. Sikur kur takoni partnerët tuaj, kërkohet më mirë. Pse nuk mund t’u bëjmë ‘factchecking’ politikanëve? Sepse ata ndihen special. Shumica prej tyre gënjejnë, shtrembërojnë, sulmojnë gazetarët. Pse nuk jemi të mbrojtur më mirë? Prandaj si verifikues të fakteve, si gazetarë, duhet të bëjmë më të mirën që mundemi deh pastaj të jetojmë me atë që na pret.

Lideri.mk: Çfarë kohëra po vijnë për gazetarinë, nap resin kohë mmë të mira apo më të vështira?
Maria Ressa:
Veçmë po përjetojmë kohëra të vështira. Po bëhet një dekadë që kur po vërejmë rritje të presioneve, sulmeve, arrestimeve dhe vrasjeve të gazetarëve. Vetëm në vitin 2023 kemi rritje për 44 për qind të gazetarëve të vrarë. Kryesisht, një numër i madh janë gazetarë të vrarë në Gaza. Duhet të sigurohemi që gazetaria të mbijetojë, edhe pse ka gjasa të ndodhë e kundërta. Por si do të ishte bota pa fakte, pa gazetari investigative për ata që janë në pushtet. Si do të dukej kjo?

Lideri.mk: Znj. Maria Resa falemnderit edhe një herë.
Maria Ressa: Falemnderit juve, e kemi obligim dhe mision të gjithë së bashku të ruajmë gazetarinë e lirë.
Intervistuan:
Q.B. & I.S.