July 2, 2024
Maqedoni

Njihuni me agjendën e sotme të kandidatit presidencial të LSDM-së, Stevo Pendarovski

Presidenti aktual dhe njëherit kandidati i koalicionit të LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili garon për mandat të dytë, sot vazhdon karvanin e tij zgjedhor në disa vendbanime në kryeqytet.

Karvani zgjedhor i Pendarovskit nën moton “Presidenti ynë” gjatë ditës dhe mbrëmjes së premte do të vazhdojë në  Ilinden, Petrovec dhe Karposh, ku është parashikuar të mbajë disa takime ndarëse me banorët e këtyre vendbanimeve dhe press konferenca,  ndërsa tubimi i tij zgjedhor është parashikuar të mbahet sonte në komunën Qendër të Shkupit.

Pendarovski në zgjedhjet e 7 –ta presidenciale kërkon votën dhe besimin e qytetarëve për mandat të dytë dhe në kuadër të këtyre zgjedhjeve, ai ka parashikuar të vizitojë rreth 65 vendbanime në të 6 njësitë zgjedhore.

Një ndër shtyllat kryesore të platformës së Pendarovskit janë hapërimi i vendit në rrugën eurointegruese, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe ndëretnike dhe po ashtu ai përbetohet se do të jetë president i të gjithë qytetarëve dhe se do të punojë fuqishëm për të arritur konsensus mes liderëve politikë për çështjet të cilat janë me interes shtetëror.