Njëzet e shtatë vjeçari nga Kumanova ka ndërruar jetë në SHBA
Njëzet e shtatë vjeçari Marko Trajkoviq nga Kumanova ka ndërruar jetë në SHBA pas një aksidenti me biçikletë teksa po kthehej në shtëpinë e tij.
Tani familja dhe miqtë e tij kërkojnë ndihmë nga bashkëqytetarët për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të transportit të trupit të tij në Maqedoni, që kushton 20 mijë dollarë, shkruan faqja ‘Info nga Kumanova’.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai ka udhetuar për në Amerikë ku ka fituar diplomë për ueb dizajn.